Plagosi me thikë të miturin, dëshmia e 14-vjeçarit: Më ngacmonte herë pas here me fjalë

Plagosi me thikë të miturin, dëshmia e 14-vjeçarit: Më ngacmonte herë pas here me fjalë

Detaje të reja janë mësuar lidhur me sherrin në Maliq, ku mbeti i plagosur me thikë një 15-vjeçar. Dy adoleshentët mësohet se janë zënë për motive të dobëta, ndërsa nuk ka qenë hera e parë që konfliktoheshin mes njëri tjetrit. Sipas informacioneve, 14-vjeçari e ka plagosur me thikë në një rrugicë në hyrje të fshatit Sheqeras. Autori është kapur nga policia, ndërsa ka deklaruar fillimisht se 15-vjeçari e ngacmonte herë pas here me fjalë e ky është motivi i sherrit. I plagosuri ka marrë goditje me thikë në pjesën e barkut dhe të shpatullës por sipas mjekëve ndodhet jashtë rrezikut...
Burimi: Sot.com.al