Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Plagoset me armë zjarri një person në Tiranë
👁11927
Një person është plagosur me armë zjarri në zonën e Komunës së Parisit. Nga tvklan mësohet se i plagosuri ka marrë një plumb në pjesën e këmbës. Ngjarja u regjistrua pas mesnatës në afërsi të një kioske në Komunën e Parisit në Tiranë. Sipas informacioneve të para, të shtënat me armë kanë ndodhur pas një konflikti. Ndërkohë i plagosuri është dërguar në spitalin e Traumës ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.