“Pjesëmarrja në protestë ishte e dobët”- Demokratja kritika lidershipit të PD dhe mazhorancës për Territorialen: Policia sulmoi dhe frikësoi qytetarët

“Pjesëmarrja në protestë ishte e dobët”- Demokratja kritika lidershipit të PD dhe mazhorancës për Territorialen: Policia sulmoi dhe frikësoi qytetarët

Eda Grimçi, kryetare e degës së Partisë Demokratike, njësia 9 në Tiranë, njëherësh edhe anëtare e Kryesisë së Partisë Demokratike, tregoi pse, sipas saj, “pjesëmarrja e qytetarëve la shumë për të dëshiruar” në protestën e djeshme kundër Reformës Territoriale. “Orari, 10:00 e paradites, është në disfavor pasi demokratët nuk punojnë në shtet. Kur punon në shtet të vjen urdhri politik dhe duhet të marrësh pjesë në protestë. Është vështirë të marrësh leje te kompania private për të shkuar në protestë. Jo vetëm kjo, po është edhe fakti që nuk ishte protestë politike. Demokratët janë njerëz politikë, të cilët motivohen kur protesta bëhet me logon e tyre, me kauzat e tyre. Patjetër që opozita ka kauzë çdo shqetësim të qytetarëve dhe Reforma Territoriale është shqetësim, por...