Piktorët mblidhen në Pogradec, artistë nga vende të ndryshme të botës, pjesë e Kolonisë Ndërkombëtare

Piktorët mblidhen në Pogradec, artistë nga vende të ndryshme të botës, pjesë e Kolonisë Ndërkombëtare

Pogradeci është kthyer edhe këtë vit në një pikë takimi për artistë nga vende të ndryshme të botës. Në qytetin e liqenit është çelur Kolonia Ndërkombëtare e Piktorëve, një aktivitet me një traditë të nisur që në vitet 2000. Rreth 20 artistë nga më shumë se 10 vende të botës janë bërë pjesë e kolonisë, duke sjellë në Pogradec stile, kultura dhe mënyra të ndryshme të të shprehurit përmes artit. Piktorë nga Ballkani, Ukraina, Rusia, Meksika, Spanja dhe Franca kanë zgjedhur qytetin e liqenit për të realizuar veprat e tyre, duke e kthyer natyrën dhe peizazhin e Pogradecit në një burim frymëzimi. Përtej shkëmbimit profesional, kolonia synon të krijojë ura komunikimi dhe marrëdhënie njerëzore mes artistëve. Një shembull i kësaj fryme është edhe pjesëmarrja e...