Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Pesë harta me vlerë historike i shtohen Muzeut Historik të Shkodrës
Pesë harta me vlerë historike i shtohen Muzeut Historik të Shkodrës, duke pasuruar fondin e tij. Dhurimi i hartave u bë gjatë aktivitetit “Një dhuratë me vlerë historike”, që u zhvillua në Muzeun Historik Shkodër, një ngjarje e veçantë ku historia takon dashurinë dhe përkushtimin për vendlindjen. Muzeu shprehet se dhurimi i hartave ishte dëshmi e dashurisë për qytetin. “Gjergj Marena një qytetar i apasionuar pas historisë dhe trashëgimisë kulturore kombëtare i dhuroi muzeut 5 harta të vjetra me vlera të rralla historike. Ky moment është një dëshmi e dashurisë për qytetin, kujtesën dhe identitetin tonë të përbashkët”, thuhet nga muzeu. Muzeu Historik i Shkodrës është muze lokal dhe bën pjesë në rrjetin e institucioneve kulturore në Bashkinë Shkodër. Funksioni i tij është promovimi i...