Përshkallëzohen luftimet në Jemen, zhvendosen 18,500 persona –
Rreth 18,500 persona janë zhvendosur në 72 orët e fundit, ndërsa luftimet janë përshkallëzuar në provincat perëndimore të Jemenit, Taiz dhe Hodeidah, që nga 3 shtatori, njoftoi të martën Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) e OKB-së. “18,500 persona janë zhvendosur vetëm në 72 orë, ndërsa luftimet përshkallëzohen në bregdetin perëndimor të Jemenit dhe në pjesë të Ta’iz dhe Al Hodeidah. Numri vazhdon të rritet ndërsa familjet ikin nga armiqësitë e ripërtërira”, shkroi IOM në Jemen në platformën X. Organizata vuri në dukje se ka pasur raportime për viktima civile, përfshirë vdekje dhe lëndime, ndërsa përleshjet intensifikohen. Zhvillimet vijnë ndërsa përballjet ushtarake midis forcave qeveritare dhe rebelëve Huthi janë përshkallëzuar ditët e fundit në disa fronte, veçanërisht në provincat Taiz, Al-Jawf, Al-Bayda dhe Hodeidah. IOM paralajmëroi...
Burimi:
javanews.al