Përplasje të forta te Ministria e Arsimit, shoqërohen të paktën 10 protestues
Protesta përpara Ministrisë së Arsimit është përshkallëzuar, duke sjellë përplasje të forta mes studentëve dhe forcave të policisë. Ndërhyrja e uniformave blu është mbështetur edhe nga autoboti i ujit me presion, i cili është përdorur për të shpërndarë turmën. Gjatë aksionit, policia ka arritur të shtyjë një pjesë të protestuesve drejt Rrugës së Durrësit, pranë qendrës së kryeqytetit, ndërsa një grup tjetër ka vijuar të qëndrojë pranë godinës së ministrisë. Sipas të dhënave paraprake nga vendngjarja, të paktën 10 persona janë shoqëruar nga policia. Gjatë ndërhyrjes është përdorur forcë fizike dhe, sipas pamjeve të siguruara në terren, njëri prej personave të shoqëruar është parë me plagë dhe gjak në fytyrë. Situata në kryeqytet vijon të mbetet e tensionuar, ndërsa forca të shumta policore po ndjekin...
Burimi:
gijotina.com