U nis nga Saranda për të vrarë anëtarin e mafias greke, zbardhen detajet e hetimit

U nis nga Saranda për të vrarë anëtarin e mafias greke, zbardhen detajet e hetimit

Policia greke ka arritur të zbardhë vrasjen e një personi të njohur në qarqet mafioze greke, i cili u gjet i vdekur në rrugë në orët e para të datës 11 tetor të këtij viti. Bëhet fjalë për 52-vjeçarin Niko Gavanozi, i njohur me nofkën “Papagalli”. Hetuesit grekë kanë identifikuar njërin prej dy personave që ndodheshin në motoçikletën nga e cila u hap zjarr, ndërsa kanë dyshime edhe për identitetin e personit të dytë. Konkretisht, është identifikuar dhe shpallur në kërkim 48-vjeçari nga Saranda, Eduart Qendrothanasi, i njohur edhe me aliasin Stamatis Qendrothanasi. Ndërkohë, edhe personi tjetër dyshohet se është shtetas shqiptar. Policia ka arrestuar në zonën e Agrinios një 48-vjeçar grek, i cili dyshohet se ka ndihmuar dy autorët pas ngjarjes, duke i transportuar...