Përplasje te ’21 Dhjetori’, policia përdor shkopinjtë e gomës ndaj protestuesve

Përplasje te ’21 Dhjetori’, policia përdor shkopinjtë e gomës ndaj protestuesve

foto TIRANË- Tensionet gjatë protestës në kryeqytet janë zhvendosur edhe në zonën e 21 Dhjetorit ku janë regjistruar përplasje të drejtpërdrejta mes protestuesve dhe forcave të policisë. Gjatë ndërhyrjes, efektivët janë parë të përdorin shkopinjtë e gomës ndaj disa protestuesve, ndërsa një pjesë e tyre janë larguar me vrap në rrugicat dytësore, në përpjekje për t’iu shmangur ndërhyrjes së policisë./ZËRI