Përplasje për Territorialen te Ligjet, PD kundër draftit të PS, braktis mbledhjen: Po bëni ndryshime pa pyetur qytetarët! Manja: S’i marrim dot kompetencat e Kuvendit

Përplasje për Territorialen te Ligjet, PD kundër draftit të PS, braktis mbledhjen: Po bëni ndryshime pa pyetur qytetarët! Manja: S’i marrim dot kompetencat e Kuvendit

Në Komisionin e Ligjeve ditën e sotme (23 shtator) u diskutua për draftin e PS për reformën territoriale, draft i cili nuk ka konsensusin e opozitës dhe u shoqërua me përplasje dhe akuza të forta mes palëve. Deputetët demokratë, Luçiano Boçi, Tritan Shehu, Eno Bozdo, Luan Baçi dhe Oerd Bylykbashi kërkuan që projektligji të kthehet pas dhe të zhvillohen dëgjesa e referendume lokale, duke argumentuar se ndryshimet nuk duhet të bëhen pa marrë më parë mendimin e komuniteteve. Kritikat u përqendruan veçanërisht te propozimet për bashkitë e Fierit dhe Durrësit të cilat u parashtruan nga Bylykbashi dhe Baçi. Në përfundim të diskutimeve anëtarët opozitarë kanë vendosën të lënë sallën, informon TCH. Pjesë nga diskutimi në Komisionin e Ligjeve: Luçiano Boçi: Jo çdo gjë u vjen...