Përplasen dy makina në aksin Bilisht-Korçë, njëra përfundon jashtë rruge

Përplasen dy makina në aksin Bilisht-Korçë, njëra përfundon jashtë rruge

Një aksident automobilistik është regjistruar pasditen e kësaj të diele në aksin rrugor Bilisht-Korçë, pranë fshatit Cangonj, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Ka qenë njëprej mjeteve, qe a kryer një manovër të gabuar në afërsi të kryqëzimit që ka sjellë edhe përplasjen me mjetin me targa greke që udhëtonte pas tij. Mësohet se në makinën me targa greke kanë qenë duke udhëtuar një familje përfshi dhe dy fëmijë të mitur, teksa mjeti nga përplasja ka përfunduar poshtë rrugës nacionale. Ende nuk dihet nëse ka persona të plagosur apo jo, teksa pritet një komunikatë nga ana e Policisë.
Burimi: Gijotina.com