Përmbyset maunia me misër në aksin Kardhiq–Delvinë, policia në vendngjarje
Përmbyset maunia me misër në aksin Kardhiq–Delvinë, policia në vendngjarje. Një maune që transportonte misër është përmbysur në aksin rrugor Kardhiq–Delvinë, ndërsa udhëtonte në drejtim të Sarandës. Aksidenti ka ndodhur para hyrjes në tunel. Rrethanat në të cilat mjeti i rëndë është përmbysur mbeten ende të paqarta. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po menaxhon situatën në segmentin ku ka ndodhur aksidenti. Efektivët po punojnë për normalizimin e qarkullimit të automjeteve në këtë aks. Deri në këto momente nuk ka informacion të konfirmuar nëse nga përmbysja e maunes ka persona të lënduar. Policia po vijon verifikimet për të përcaktuar shkaqet e aksidentit. Të dhëna të tjera priten pas sqarimit të rrethanave të ngjarjes. Saranda Web
Burimi:
shkodraweb.com