PERGJAKEN RRUGET, AKSIDENT FATAL NE LEVAN
Një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi u përplas nga një automjet në aksin rrugor Levan–Vlorë, në rrugën e vjetër. Aksidenti ndodhi rreth orës 18:00, ndërsa këmbësori, banues në fshatin Levan, u përplas nga një automjet që drejtohej nga një 58-vjeçar. I moshuari u transportua me urgjencë në Spitalin Rajonal të Fierit, por pavarësisht ndihmës mjekësore, nuk arriti t’u mbijetonte plagëve të marra.
Burimi:
ntv.al