Përfundojnë pushimet, nis nesër sesioni i ri parlamentar, në fokus “Territorialja” dhe “Zgjedhorja”…

Përfundojnë pushimet, nis nesër sesioni i ri parlamentar, në fokus “Territorialja” dhe “Zgjedhorja”…

Përfundojnë pushimet dhe nesër deputetët do t’i rikthehen punës në Kuvend, me nisjen e sesionit të ri parlamentar. Seanca e parë plenare e sesionit të tretë të legjislaturës së 11-të do të mbahet në orën 17:00.Seanca e parë pritet të jetë kryesisht ceremoniale, ndërsa puna konkrete e Kuvendit do të nisë me përcaktimin e programit dhe kalendarit të punimeve për periudhën e re parlamentare.Në orën 11:00 të paradites, pritet të mblidhet Konferenca e Kryetarëve, ku do të diskutohet dhe miratohet projektprogrami i punës së Kuvendit dhe projektkalendari i punimeve.Në sesionin e ri parlamentar pritet që vëmendja kryesore të përqendrohet te dy reforma të rëndësishme: reforma zgjedhore dhe reforma administrative-territoriale.Sa i përket reformës territoriale, Partia Socialiste ka depozituar një propozim për ndryshimin e organizimit aktual të...