Dua Lipa mbledh emra të njohur të letërsisë në një fotografi
12 November, 2026 - 23:00 Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka publikuar një fotografi të veçantë në rrjetet sociale, ku shfaqet e rrethuar nga disa prej shkrimtarëve të saj të preferuar. Në fotografinë e publikuar në Instagram, Dua shihet së bashku me shkrimtarët Douglas Stuart, Jennifer Clement, Roxane Gay, Brit Bennett, Lee Min Jin, Patti Smith dhe Patrick Radden Keefe. Fotografia është realizuar në kuadër të një takimi të organizuar nga revista Vanity Fair, ku ishte i pranishëm edhe ekipi i klubit të librit të Duas, Service95 Book Club. Këngëtarja e ka cilësuar këtë takim si një ëndërr të bërë realitet, duke shprehur kënaqësinë që arriti t’i kishte të gjithë këta autorë së bashku./KultPlus.com
Burimi:
kultplus.com