Giuseppe Antonio Borgese, shkrimtari italian që kundërshtoi fashizmin
12 November, 2026 - 21:29 Giuseppe Antonio Borgese, shkrimtar, historian, kritik letrar dhe profesor italian, lindi më 12 nëntor 1882 në Polizzi Generosa, pranë Palermos. Ai ishte një nga intelektualët që kundërshtuan regjimin fashist në Itali, duke refuzuar të betohej për besnikëri ndaj tij. Borgese ligjëroi në disa universitete italiane, ndërsa në vitin 1931 u largua drejt Shteteve të Bashkuara, ku vazhdoi veprimtarinë akademike. Nga viti 1936 deri më 1948 ishte profesor i letërsisë dhe shkencave politike në Universitetin e Çikagos. Gjatë qëndrimit në SHBA, u bë edhe shtetas amerikan. Përveç veprimtarisë akademike, ai shkroi romane, poezi, ese dhe kritika letrare. Ndër veprat e tij më të njohura janë romani “Rubé” (1921) dhe eseja “Goliath, the March of Fascism” (1937), në të cilën trajtoi ngritjen...
Burimi:
kultplus.com