Përfshihet nga flakët një godinë në qendër të Shkodrës
Një zjarr ka rënë mesditën e kësaj të hëne në një godinë në qendër të Shkodrës. Sipas raportimeve paraprake, shkaku i zjarrit ende nuk dihet, ndërsa forca të shumta zjarrfikëse kanë ndërhyrë për të shuar flakët. Dyshohet se zjarri ka nisur në tarracën e godinës, ndërsa ende nuk dihet nëse ka të lënduar apo të plagosur.
Burimi:
gijotina.com