Përçarje në Uashington për luftën me Iranin, në tryezë marrëveshja e armëpushimit dhe rifillimi i bombardimeve
Administrata amerikane duket e përçarë lidhur me vijimin e konfliktit me Iranin. Zëvendëspresidenti JD Vance po ushtron presion për t’i dhënë fund luftës përmes një marrëveshjeje, ndërsa sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth, dhe komandanti i Komandës Qendrore të SHBA-së (CENTCOM), Brad Cooper, mbështesin rifillimin e operacioneve ushtarake. Lajmi bëhet i ditur nga “The Wall Street Journal”, duke iu referuar burimeve pranë administratës amerikane. Sipas gazetës, përplasjet mes qëndrimeve të ndryshme janë intensifikuar pas zgjedhjeve të mesmandatit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në këtë klimë pasigurie, Shtetet e Bashkuara kanë kryer një tjetër sulm ndaj Iranit. Dy raketa kanë goditur ishullin Qeshm, në Gjirin Persik. Zëvendëspresidenti JD Vance ka qenë i angazhuar gjatë dy javëve të fundit në negociata indirekte me Iranin, me synimin për...
Burimi:
javanews.al