Përcaktohen lehtësitë financiare për legalizimet, ja si do të aplikohen faljet 30%, 50% dhe 100% për faturat e truallit
Agjencia Shtetërore e Kadastrës (ASHK) ka nxjerrë udhëzimin e ri, i cili përcakton procedura të reja administrative për plotësimin elektronik të faturave të pagesës së parcelave ndërtimore, mënyrën e rakordimit financiar, si dhe listën e plotë të dokumentacionit për kategoritë shoqërore që përfitojnë falje të plotë apo të pjesshme të detyrimit. Sipas aktit zyrtar të nënshkruar nga Drejtorja e Përgjithshme e ASHK-së, Lorena Goxhobelli, hapi i parë procedural mbështetet në digjitalizimin e plotë të dokumenteve financiare. Formulari i pagesës do të plotësohet në rrugë elektronike nga drejtoritë vendore, ndërsa faturat do t’u dërgohen qytetarëve përmes platformës shtetërore. Agjencia sqaron se “fatura për arkëtim hartohet në 3 (tri) kopje dhe nënshkruhet elektronikisht nga drejtori ose nga punonjësi i autorizuar i DVASHK-së dhe një kopje së bashku...
Burimi:
javanews.al