PDK i thotë “jo” propozimit të Kurtit, Hoxhaj për “Real Story”: Është gjuhë shantazhi dhe propozim jo serioz, nuk i nënshtrohemi!

PDK i thotë “jo” propozimit të Kurtit, Hoxhaj për “Real Story”: Është gjuhë shantazhi dhe propozim jo serioz, nuk i nënshtrohemi!

Një nga drejtuesit e Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, tha se partia e tij i thotë “jo” ofertës që bëri pak minuta më parë Albin Kurti, në lidhje me çështjen e zgjedhjes së presidentit. Albin Kurti propozoi dy emra dhe ftoi PDK t’i japë votat dhe më pas do të thirrje seanca në Kuvend për votimin e Ligjit për Specialen. Ai theksoi se ky propozim nuk është serioz dhe se gjuha e Kurtit është shantazh. Sipas Hoxhës, PDK-ja nuk i nënshtrohet presionit të Kurtit. “Nuk është qasje serioze e Kurtit, meqë zgjedhja e presidentit është temë në Kosovë nga 4 marsi i këtij viti dhe nga 4 prilli, kur Vjosa Osmanit i kaloi mandati i presidentes, ne jemi pa president. Ta kesh një situatë...