Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
PD kërkesë kreut të KQZ-së: S’na keni vënë në dispozicion materialet filmike për të gjitha qendrat e votimit dhe për zarfet e diasporës!
Partia Demokratike i ka dërguar një letër kreut të KQZ-së, Ilirjan Celibashit lidhur me atë që ata pretendojnë për mungesë të transparencës mbi pamjet filmike dhe votës së diasporës. Partia Demokratike dhe koalicioni PD-ADSHM i kërkon KQZ-së që t’i vërë në dispozicion pamjet filmike të të gjitha qendrave të votimit në vend të kërkuara prej saj në mënyrë të përsëritur dhe informacionin për kthimin e zarfeve të votave të diasporës, nëse janë bërë dorazi apo jashtë kanaleve të DHL-së. Gazetarja e Top Channel, Elda Menga raporton se kërkesa është bërë më datë 4 korrik, dhe që mes të tjerash është...