Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
PD denoncon në KQZ Erion Isain: Kryebashkiak ushtar i PS! Ka kryer fushatë që nga Janari, përdor postin publik
👁3022
Partia Demokratike ka depozituar një ankesë pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kundër kryebashkiakut të Kolonjës, Erion Isai, duke e akuzuar për përdorim të funksionit publik në funksion të fushatës së Partisë Socialiste. Sipas PD-së, Isai ka zhvilluar takime me emigrantë shqiptarë në Greqi (Athinë, Volos, Agia, Larisa), në Londër dhe në qytete të tjera, duke përdorur slogane dhe simbole të Partisë Socialiste në postimet e tij në rrjete sociale. Në këto postime ai shfaqet duke promovuar hapur PS-në dhe duke i bërë thirrje qytetarëve që të votojnë këtë parti në zgjedhjet e 11 majit. PD pretendon se Isai ka vepruar...