
Apple po humbet 1 miliardë dollarë çdo vit me Apple TV+
Apple po humbet më shumë se 1 miliardë dollarë çdo vit në shërbimin e saj streaming Apple TV+ raportoi The Information.
Gjiganti i teknologjisë ka shpenzuar më shumë se 5 miliardë dollarë në përmbajtje që kur lançoi Apple TV+ në 2019-ën por shpenzimet i uli rreth 500 milionë dollarë vitin e kaluar thoshte raporti.
Apple TV+ ka ngelur pas rivalëve si Netflix, Disney+ dhe Amazon Prime Video për nga numri i abonentëve. Lideri i industrisë Netflix kishte 301.63 milionë përdorues ndjekur nga Disney+ me 124.6 milionë dhe Discovery me 116.9 milionë.
Prodhuesi i iPhone nuk jep shifra për këtë shërbim, por llogaritet se Apple TV+ kishte rreth 40.4 milionë abonentë në fund të 2024 sipas analistëve të Visible Alpha.
Produksionet e Apple TV+ kanë fituar më shumë se 2,500 nominime dhe 538 fitore, tha CEO Tim Cook gjatë raportimit të fitimeve në Janar.
/PCWorld Albanian
Burimi