
Apple ka planifikuar ndryshime madhore të pamjes së iOS, iPadOS dhe macOS
Apple ka planifikuar të ndryshojë në mënyrë dramatike pamjen dhe ndjesinë e sistemeve operative me prezantimin e versionit të ardhshëm madhor të iOS, iPadOS dhe macOS sipas Bloomberg.
Ridizajnimi do ta bëjë softuerin e kompanisë më konsistent dhe të prekë stilet e ikonave, menutë, aplikacionet, dritare dhe butonat e sistemit. Ndryshimet do të inspirohen nga visionOS, sistemi operativ i realitetit të miksuar të Vision Pro.
Apple nuk ka ndryshuar pamjen e softuerëve të saj në mënyrë dramatike që prej iOS 7 dhe macOS Big Sur. Kur debutoi në 2013-ën, iOS 7 u pa si versioni i parë i sistemit operativ të iPhone mbikëqyrur nga shefi i dizajnit të asaj kohe Jony Ive.
Kur Big Sur debutoi në 2020-ën, ishte platforma e parë macOS që funksiononte me aplikacionet iPad dhe çipin e Apple. Në lidhje me funksionalitetin nuk priten ndryshime madhore në iOS 19, iPadOS 19 dhe macOS 16 me përjashtim të punës së me Apple Intelligence.
/PCWorld Albanian
Burimi