Apple iPhone 16e: Telefoni më i lirë Apple që mund të blini

Apple iPhone 16e: Telefoni më i lirë Apple që mund të blini

Smartfoni më i lirë i Apple, iPhone 16e, ofron eksperiencë bazike të një iPhone modern me çipet më të fundit dhe funksionalitetet AI me një kosto dukshëm më të ulët sesa modelet e tjera.

Fillon prej 599 dollarësh në SHBA dhe 699 eurosh në Europë dhe shihet si paraardhësi shpirtëror i linjës iPhone SE. Ndërsa iPhone SE kishte atë dizajnin e vjetër me butonin Home, 16e ka dizajnin e iPhone 14 dhe çipin e iPhone 16.
Kjo do të thotë se iPhone 16e ka një dizajn plotësisht prej alumini dhe ekran me korniza të holla. Ishte një dizajn i shkëlqyer për iPhone 14 dhe mbetet elegant edhe sot. Telefoni është i lehtë për tu mbajtur dhe kompakt.

Ekrani 6.1-inç OLED është cilësor dhe mjaftueshëm për raste të ndryshme përdorimi edhe pse nuk ka atë ndriçimin e iPhone 16.

iPhone 16e është i disponueshëm vetëm në ngjyrë të zezë dhe të bardhë ndërsa butoni i aksionit që zëvendëson butonin “Mute” të iPhone të vjetër nuk ka kontrollin e kamerës si mbarë linja iPhone 16.
I tërë telefoni ka kompromentuar në disa aspekte krahasuar me eksperiencën e plotë të iPhone 16e. Ka një çip më efikas të rrjetit 5G zhvilluar nga vetë Apple dhe vendosur për herë të parë në një iPhone. Por ky çip ofron vetëm Wi-Fi 6 dhe jo Wi-Fi 7. 16e gjithashtu nuk ka bandat Thread dhe Ultra Wideband ku kjo e fundit përdoret për gjetjen e vendndodhjes së sendeve të humbura.

Edhe pse çipi A18 i iPhone 16e është më inferior se ai që gjendet në iPhone 16 ku i mungon një pjesë e fuqisë grafike dhe performon më ngadalë. Gjithsesi mbetet një çip i shpejtë. Telefoni ka karikim wireless por i mungon teknologjia MagSafe.
Nëse të gjitha këto minuse të vogla kanë rëndësi, varet nga përdorimi juaj, nëse familja juaj ka aksesorë që përdorin MagSafe, Wi-Fi 7 në shtëpi ose një grup AirTag të Apple. Por të paktën 16e ka jetëgjatësi të madhe të baterisë që zgjat 52 orë përdorim të përgjithshëm midis karikimeve në një sërë kushtesh – katër orë më shumë se iPhone 16 i zakonshëm. Kjo do të thotë që duhet ta karikoni atë çdo dy ditë ose çdo ditë tjetër me përdorim të rëndë.

Qëndrueshmëria
Apple thotë se bateria duhet ti mbijetojë 1,000 cikleve të plota të karikimit me të paktën 80 përqind të kapacitetit të saj origjinal. Ajo mund të zëvendësohet për 80 euro. Riparimi i ekranit kushton 200 euro. Për riparueshmërinë, iFixit i dha notën 7 nga 10.
Telefoni ka në përbërje materiale si 30 përqind alumin i ricikluar, kobalt, bakër, xham, ar, elemente të rralla të tokës, çelik, tin dhe tungsten.
Kamera
Një veçori e cila është shkurtuar dhe që bën diferencën është kamera. iPhone 16e ka vetëm një kamër 48-megapiksel në pjesën e pasme dhe jo 2 apo 3 që gjenden në iPhone-t e tjerë të linjës.
Një sensor i vetëm mund të menaxhojë zmadhim 2x për fotot telefoto. Megjithatë mungon sensori me kënd të gjerë. Kamera realizon foto cilësore në kushte të ndryshme ndriçimi. Në modalitetin portret është më pak efektiv sepse i mungon modaliteti Macro. Ndërkaq kamera selfie ka të njëjtin sensor si mbarë linja iPhone 16.

Çmimi
iPhone 16e kushton 699 euro. Për krahasim iPhone 16 kushton 899 euro, iPhone 16 Plus 999 euro, iPhone 16 Pro 1,099 euro dhe iPhone 16 Pro Max 1,299 euro.
Verdikti
iPhone 16e është një telefon solid që ofron pjesën më të madhe të përvojës kryesore të iPhone me disa gjëra të lënë jashtë për një kosto më të ulët.
Shumë nga këto gjëra, të tilla si Wi-Fi më i ngadaltë., një çip pak më pak i fuqishëm, pa buton kontrolli të kamerës dhe një “notch” të stilit të vjetër ndoshta nuk kanë shumë rëndësi për shumicën e njerëzve. Por mungesa e MagSafe dhe një kamerë e vetme në anën e pasme mund të dekurajojnë disa blerës.
Avantazhi që ka 16e ndaj iPhone 15 dhe modeleve më të vjetra, më të lira, ende të disponueshme nga shitësit e palëve të treta, janë veçoritë e Inteligjencës Artificiale të Apple, disa prej të cilave janë të dobishme

Problemi më i madh me 16e është çmimi i tij. Megjithëse kushton rreth 25% më pak se një iPhone 16 i zakonshëm, 699 euro është ende shumë për segmentin ku operon. Kjo e bën 16e vetëm një zgjedhje të arsyeshme për dikë që dëshiron iPhone të ri më të lirë sesa linja ekzistuese. /PCWorld Albanian
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente