Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Pashallëqet shqiptare, dividi dhe kama e shkruesit të Ali Pashë Tepelenës
Pashallëqet shqiptare, dividi dhe kama e shkruesit të Ali Pashë Tepelenës – Nga Dorian Koçi Në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar gjenden rreth 6200 objekte, të cilat i përkasin një periudhe relativisht të gjatë kohore, duke filluar nga mijëvjeçari IV para Krishtit dhe deri në gjysmën e dytë të shekullit XX. Rëndësia e tyre nuk shtrihet vetëm në rolin ekspozues e ilustrues të historisë por edhe në rolin e rrëfimit të historisë dhe epokës që përfaqësojnë. Në këtë mënyrë muzeologjia i vjen në ndihmë historisë përmes dokumentimit dhe ilustrimit të ngjarjeve dhe epokave historike duke e vendosur historinë e territoreve ku banojnë sot shqiptarët në një histori integrale të Mesdheut. Dokumentet, koleksionet muzeore dhe gjuha formësojnë një identetitet të përbashkët kulturor të shqiptarëve në rajon,...