Pas Semanit, Ertis Shehu dyshohet se tjetërsoi edhe 71.7 hs tokë në Levan! Zbulohet SKEMA
foto ilustruese FIER- Ish-drejtori i Kadastrës së Fierit, Ertis Shehu, i arrestuar pak ditë më parë në kuadër të hetimit për tjetërsimin e rreth 1,143 hektarëve tokë në zonën e Semanit, rezulton i përfshirë edhe në një tjetër procedim penal të Prokurorisë së Fierit. Këtë herë, bëhet fjalë për regjistrimin dhe tjetërsimin e rreth 71.7 hektarëve tokë në Levan dhe Dërmenas. Sipas Prokurorisë, çështja nis me një vendim të vitit 2008 për njohjen dhe kompensimin e 100 hektarëve tokë, ku pavarësisht se njëri prej trashëgimtarëve përfituar, Ervin Habilaj kishte përfituar kompensimin prej 53 milionë lekësh, dyshohet se kishte nisur regjistrimin e 6 pasurive me sipërfaqe 71.7 hektarë tokë. Pas regjistrimit, disa prej pasurive dyshohet se janë tjetërsuar nëpërmjet shitjes, duke gjeneruar të ardhura në vlera të konsiderueshme....
Burimi:
zeri.ai