PAS HUMBJES REAGON MUSK: LAZERET E MI NE HAPESIRE NUK FUNKSIONUAN KETE HERE

PAS HUMBJES REAGON MUSK: LAZERET E MI NE HAPESIRE NUK FUNKSIONUAN KETE HERE

Me një postim ironik në platformën X, miliarderi Elon Musk komentoi rezultatin e zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA, ku demokratët fituan të dyja dhomat e Kongresit. “Duket se lazerët e mi hapësinorë për të ndërhyrë në zgjedhje nuk funksionuan këtë herë”, shkroi pronari i platformës X, duke shoqëruar postimin me një emoji ku ngre supet. Musk publikoi edhe më herët një tjetër mesazh në X, ku shkroi: “Qendrat e të dhënave në hapësirë duken mjaft tërheqëse në këtë moment”. Nuk është e qartë se çfarë kishte parasysh Musk dhe nëse postimi i tij lidhet me rezultatin zgjedhor. Megjithatë, të dyja publikimet u shfaqën në llogarinë e tij me një diferencë të vogël kohore, në një moment kur mediat amerikane po transmetonin projeksionet për humbjen e...