PAS HUMBJES NE ZGJEDHJE, IRANI KERCENON TRUMPIN
Irani ka deklaruar se Ngushtica strategjike e Hormuzit do të mbetet e mbyllur deri në plotësimin e shtatë kushteve të vendosura nga Teherani ndaj Shteteve të Bashkuara. Në të njëjtën kohë, autoritetet iraniane kanë paralajmëruar Uashingtonin se çdo sulm i ri ushtarak do të pasohet nga një kundërpërgjigje e fortë. Sipas raportimeve nga mediat e huaja, Kreu i Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare të Iranit, Mohsen Rezaei, ka bërë të ditur se përgjigjja amerikane ndaj kërkesave të Teheranit nuk është e mjaftueshme. Sipas tij, rihapja e Ngushticës së Hormuzit nuk mund të bëhet pa pranimin dhe zbatimin konkret të të gjitha kushteve të paraqitura nga pala iraniane. Ndër kërkesat kryesore të Iranit janë ndërprerja e plotë e luftimeve në Lindjen e Mesme, heqja e sanksioneve...
Burimi:
ntv.al