Pas dy orësh, Erald Elezi dhe Gentian Gjyli dalin nga SPAK (VIDEO)

Pas dy orësh, Erald Elezi dhe Gentian Gjyli dalin nga SPAK (VIDEO)

gentian gjyli-erald elezi TIRANË- Ish-kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), Gentian Gjyli, dhe ish-drejtori i KESH, Erald Elezi janë paraqitur sot në SPAK. Mësohet se Gjyli dhe Elezi janë paraqitur në SPAK për dosjen 'Balluku', ku qëndruan për rreth dy orë. Në muajin gusht Gjykata e Posaçme ndryshoi masën e sigurisë për ish-kreun e Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), Gentian Gjyli, si dhe ish-administratorin e KESH-it, Erald Elezi. Të dy ndodheshin në masën e arrestit në shtëpi, e cila u zëvendësua me masat e “detyrimit për paraqitje” dhe “ndalimit për të dalë jashtë vendit”. Gjyli dhe Elezi janë marrë të pandehur nga Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK), pasi akuzohen për tenderin e tunelit të Llogarasë, çështje për të cilën u mor e pandehur edhe...