Pas disfatës përballë studentëve, Vuçiç i rikthehet retorikës nacionaliste! Këndon për Kosovën: Askush s’mund të ma heqë nga shpirti

Pas disfatës përballë studentëve, Vuçiç i rikthehet retorikës nacionaliste! Këndon për Kosovën: Askush s’mund të ma heqë nga shpirti

Pas 12 vitesh në pushtet, Aleksandar Vuçiç ka përfunduar në opozitë, por duket se nuk ka ndërmend të heqë dorë nga retorika nacionaliste për Kosovën. Ish-presidenti serb ka zgjedhur pikërisht këngën “Vidovdan” për të ngushëlluar veten dhe mbështetësit pas humbjes në zgjedhjet parlamentare, që i dhanë fund edhe 14 viteve të qeverisjes së Partisë Përparimtare Serbe. Mbrëmjen e së premtes, Vuçiç mblodhi mbështetësit në qytetin e Sremska Mitrovicës, në rajonin e Vojvodinës, në veri të Serbisë, ku shpalli një kapitull të ri për Partinë Përparimtare Serbe (SNS), tashmë në rolin e asaj që ai e quajti “opozitë shtetformuese”. Por më shumë se deklaratat politike, vëmendjen e mori momenti kur ish-presidenti dhe anëtarët e partisë, me dëshpërimin e qartë në sy, nisën të këndonin në karaoke...