Partitë opozitare greke letër Mitsotakis: Të dënohen krimet e Izraelit kundër palestinezëve

Partitë opozitare greke letër Mitsotakis: Të dënohen krimet e Izraelit kundër palestinezëve

Bota E Hënë, 26 Maj 2025 18:27 4 parti opozitare greke të krahut të majtë i kanë bërë thirrje qeverisë së udhëhequr nga kryeministri Kyriakos Mitsotakis të “ndërpresë bashkëpunimin ushtarak me shtetin e Izraelit dhe të dënojë në mënyrë të qartë dhe pa mëdyshje krimet e kryera nga shteti i Izraelit kundër popullit palestinez”. Deklarata e përbashkët mban firmat e partive Syriza, KKE, Nea aristerà (‘E Majta e Re’) dhe Plefsi eleftherias (‘Rruga e Lirisë’). Sipas tyre qeveria greke nuk ka të drejtë politike, ligjore apo morale për të justifikuar dhe për të mbështetur këto krime. “Çdo ditë dhe në shkallë të gjerë, po kryhen akte individuale gjenocidi, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte, në shkelje të çdo koncepti dhe dispozite të së drejtës ndërkombëtare,...