“Parlamenti organizatë kriminale”- Berisha akuzon PS për Territorialen, paralajmëron edhe dërgimin në Kushtetuese: Po mbledhim firmat për referendum!

“Parlamenti organizatë kriminale”- Berisha akuzon PS për Territorialen, paralajmëron edhe dërgimin në Kushtetuese: Po mbledhim firmat për referendum!

Sali Berisha, kreu i Partisë Demokratike, ka deklaruar sot para gazetarëve se kanë nisur mbledhjen e firmave për referendum për Hartën e re Territoriale, e cila, sipas Berishës, u miratua mbrëmë në një parlament që ai e quan “organizatë kriminale”. “Ne kemi nisur mbledhjen e firmave për referendum. Do të studiojmë modalitetet e referendumeve lokale dhe kombëtare, për të mbrojtur interesat e qytetarëve shqiptarë nga një bandë, organizatë kriminale që quhet parlament”, tha Berisha. Sali Berisha ka akuzuar deputetët e mazhorancës se, me votimin e tyre pas mesnatës, kanë cenuar interesat e qytetarëve të 15 bashkive të vendit. Në reagimin e tij, kreu i PD-së e cilësoi votimin si një akt kundër qytetarëve, duke pretenduar se deputetët kanë vepruar nën ndikimin e korrupsionit dhe interesave...