Paratë në bankë kanë ende gjini, gratë vetëm 44% e depozituesve

Paratë në bankë kanë ende gjini, gratë vetëm 44% e depozituesve

Numri i shqiptarëve që rezultojnë depozitues në banka është rritur gjatë viteve të fundit, por diferenca mes burrave dhe grave mbetet e madhe. Në fund të vitit 2024, gratë përbënin më pak se 44% të depozituesve të sektorit familjar. Sipas INSTAT, me të dhënat e Bankës së Shqipërisë, tregohet se në bankat e nivelit të dytë numëroheshin 2.716 milionë depozitues në sektorin familjar. Rreth 1.530 milionë ishin burra, ndërsa 1.186 milionë gra. Në terma absolutë, diferenca arrin në 343,434 depozitues. Për çdo 100 gra që rezultojnë depozituese në banka, ka afërsisht 129 burra. Edhe ndarja në përqindje e bën të dukshëm hendekun: burrat përbëjnë 56.3% të depozituesve, ndërsa gratë 43.7%, një diferencë prej 12.6 pikësh përqindjeje. Hendeku nuk është një zhvillim i ri. Në vitin...