Parashikimi i motit për ditën e sotme, 11 Qershor 2025

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 11 Qershor 2025

Ditën ë mërkurë vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të qëndrueshme. Orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të vendit, e vranësira të pakta në lindje dhe juglindje aty ku edhe do të pasohen nga reshje lokale shiu përgjatë maleve në orët e pasdites. Era do të jetë me drejtim  kryesor nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare deri në 7m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina hera-herës fiton shpejtësi deri në 10m/s Deti do të ketë valëzim të forcës 1 deri në 2 ballë.
Burimi: Opinion.al