Paralajmërimi i Bankës së Shqipërisë: Kujdes me kreditë për shtëpi dhe sulmet kibernetike

Paralajmërimi i Bankës së Shqipërisë: Kujdes me kreditë për shtëpi dhe sulmet kibernetike

Kujdes me kreditë për shtëpi, dhe sulmet kibernetike! Banka e Shqipërisë paralajmëron se, ndonëse sektori bankar është në pozita të mira, “sytë duhen mbajtur hapur”. Në horizont ka rreziqe të shtuara. Klodian Shehu, Drejtor i Departamentit të Stabilitetit Financiar, shprehet:  “Për sa i përket tregut të brendshëm, kemi në njëfarë mënyre kujdes të ekspozimit të sektorit bankar ndaj pasurive të paluajtshme. Bankat gjithashtu evidentojnë si rrezik të mundshëm ekspozimin ndaj sulmeve kibernetike. Megjithatë, gjithçka është e kontrolluar. Cilësia e kredisë në fund të gjashtëmujorit ishte 3.6% për kreditë me probleme”. Megjithatë, pavarësisht nga luhatjet në tregjet ndërkombëtare dhe luftën e tarifave të presidentit amerikan Donald Trump, të cilat kanë ndikuar në bursat botërore, Banka e Shqipërisë thekson se deri tani sistemi financiar po e përballon...