Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Paralajmërim për shkarkime masive të drejtorëve në bashkitë Fier dhe Durrës
Pas Vlorës, kryeministri vijon aksionin kombëtar për lirimin e hapësirave publike. Largime në grup paralajmërohen edhe në Fier dhe Durrës. Aksioni i nisur nga kryeministri Edi Rama për lirimin e hapësirave publike po trondit administratën lokale në disa bashki të vendit. Pas ndërhyrjes së fortë në Vlorë, ku u larguan 21 drejtorë, kreu i qeverisë ka zbarkuar me tone të ashpra edhe në Fier dhe Durrës, ku ka kërkuar dorëheqjen kolektive të drejtuesve lokalë dhe rajonalë që, sipas tij, nuk kanë përmbushur detyrimet ndaj qytetarëve. Në takimet e zhvilluara me drejtues institucionesh, deputetë të qarqeve dhe drejtorë rajonalë, Rama ka...