Papa Leone XIV gati për turin në Amerikën e Jugut, mjekët: Asnjë rrezik

Papa Leone XIV gati për turin në Amerikën e Jugut, mjekët: Asnjë rrezik

Papa Leone XIV është në gjendje të mirë shëndetësore dhe i gatshëm të nisë një vizitë 12-ditore në Uruguai, Argjentinë dhe Peru, më pak se një muaj pas operacionit për heqjen e lobit të poshtëm të mushkërisë së djathtë. Zëdhënësi i Vatikanit, Matteo Bruni, konfirmoi se Papa po rikuperohet mirë dhe nuk ka nevojë për trajtime të tjera mjekësore, pasi sëmundja ishte e lokalizuar. Gjatë udhëtimit, nga 6 deri më 17 nëntor, ai pritet të përshkojë rreth 31 mijë kilometra, të vizitojë 10 qytete dhe të mbajë 36 fjalime. Edhe pse programi është mjaft intensiv, Vatikani nuk parashikon masa të shtuara mjekësore. Ekipi shëndetësor dhe autoambulancat do ta shoqërojnë Papën gjatë gjithë vizitës. Një nga ndalesat do të jetë qyteti i Cusco-s në Peru, në...