Zjarret në Dropull, përfundojnë në spital të lënduar për shkak të flakëve dhe tymit dy zjarrfikës, ja si është gjendja e tyre

Zjarret në Dropull, përfundojnë në spital të lënduar për shkak të flakëve dhe tymit dy zjarrfikës, ja si është gjendja e tyre

Dy efektivë të forcave zjarrfikës kanë mbetur të lënduar gjatë operacionit të sotëm për shuarjen e zjarreve në Dropull.

Burime bëjnë me dije se zjarrfikësit kanë marrë ndihmë mjekësore në spitalin e Gjirokastrës pasi njëri prej tyre ka djegie të lehta në gjymtyrë, ndërsa tjetri probleme për shkak të asfiksisë nga tymi.
Aktualisht gjendja shëndetësore e tyre është e stabilizuar dhe ndodhen nën kujdesin e bluzave të bardha.
Gjatë operacionit në Dropull u aktivizuan shërbimet zjarrfikëse të Gjirokastrës, Dropullit, Përmetit, Tepelenës dhe Libohovës.
Pjesë e operacionit ishin edhe forcat e ushtrisë, policisë, banorë të zonës si dhe një helikopter që ndihmuan për shuarjen e zjarreve masive në Dropull.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi