
“Zgjimi i Lulit”-Rama i përgjigjet Bashës: Të ka ngel ora, kur ndenjëm bashkë deri pas mesnate! Çelësat t’i kam lënë ty, shyqyr që më prezantove Unikkatilin!
Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur Lulzim Bashës përmes një video në rrjetin e tij social Facebook.
Një ditë më parë Basha publikoi në Instagramin e tij një video përmes të cilës i drejtohej Ramës.
Me batutë Basha e pyeti Ramën “ O Ramë pasagjer ngele mor burrë si nuk të pashë një herë në timon, po harrove, nuk di me i dhënë ti”.
Kësaj pyetje Rama iu përgjigj duke e ironizuar Bashën, teksa i thotë si ai vetë nuk ka timon dhe se timonin ia ka lënë Bashës.
“E vërtetë nuk kam timon unë, ku kam timon unë, s’e pata fatin tat. Ti timonin timon, muzika muzikë, xhiroja xhiro, aritmetika aritmetikë, gjumi nuk diskutohet gjumë top. Po shyqyr që më prezantove Unikkatilin”, u përgjigj Rama.
Pyetja e Bashës: Ku i ke shokët o Rame, ata që firmosin për ty?
Rama: Aa këtu tani ia fute kot, ia fute içik kot, po nuk ka gjë se ta do puna. O Lul po Hysenin e keni dëgjuar (këtu Rama i referohet kandidatit të Bashës për deputet, Hysen Gjurën, me të cilin Basha publikoi një video më herët dhe ku thoshte: “Ke fillu tu u marr me shokët e mi. Ja ku e ke Hysen Gjurën nga koalicioni atlantik kandidat për deputet te njësia katër, merru me shokët e tu ti”).
Basha: O ti je më buf se bufi, të vjedhin shokët pas shpine, ose ti je nona e kësaj pune?! Je kreu i bandës
Rama: Akoma nuk tu bë bajat kjo gjuha e bufit o vlla? Vjedhje vjedhje, banda banda, droga droga. Po ndrroje pllakën e gramafonit o artist. Na jep vizionin euroatlantikqve, na thuaj ça do bësh ti ndryshe nga këneta? Mor Lul edhe në fletë të votimit katra të kishte ngel? Ty të kanë ngel vetm çelsat e makinës
Basha i kujtoi Ramës paketat e cigareve.
Për këtë Rama tha: “E kam lënë cigaren o Lul, se ti të ka ngel ora kur ndejtën bashkë deri pas mesnate, që u thanë duk paketa se mi piva gjysmat ti a më shumë se kishe emocione. Mirë cigaret pi dhe gjysmën e qeverisë ta dhashë…”.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi