
Zgjedhjet parlamentare të 11 Majit! KQZ u shpërndan partive 1.3 mln euro për fushatën politike! Kush e mori pjesën më të madhe të “tortës”
Teksa zgjedhjet parlamentare të 11 Majit afrojnë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka miratuar sot fondin, që partitë politike do të përdorin në kuadër të fushatës elektorale.
Mësohet se KQZ do shpërndajë në total 1.3 milion euro fonde publike për partitë politike që garojnë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Ndarja e fondit do të zbatohet si më poshtë:
Partia Socialiste (PS) – 65.291.390 lekë
Partia Demokratike (PD) – 44.818.545 lekë
Partia e Lirisë (PL) – 9.140.730 lekë
Partia Socialdemokrate (PSD) – 3.015.375 lekë
Partia Republikane (PR) – 2.689.112,70 lekë
Lëvizja për Zhvillim Kombëtar (LZHK) – 896.370,90 lekë
PDIU – 1.792.735 lekë
PBDNJ – 896.370,90 lekë
PAA – 896.370,90 lekë
PLL – 896.370,90 lekë
Nisma Thurje – 868.445 lekë
Siç duket nga renditja e KQZ-së, Partia Socialiste është partia që ka marrë pjesën më të madhe të fondit për fushatë politike, me një total prej 65.291.390 lekë. Pas PS, vjen PD me një total prej 44.818.545 lekësh.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi