Zgjedhjet e 11 majit/ Klevis Balliu prezanton dy kandidatët për deputetë në Tiranë

Zgjedhjet e 11 majit/ Klevis Balliu prezanton dy kandidatët për deputetë në Tiranë

Sot drejtuesi politik Klevis Balliu dhe kryetari i degës 16 Eduart Rexha, prezantuan në njësinë 14 dy kandidatët për deputetë të koalicionit “Për Shqipërinë Madhështore”, Grigels Muçollari dhe Jonathan Pano. 

Në këtë takim Klevis Balliu kujtoi edhe protestën e Unazës se re, që zgjati për 420 ditë, si edhe denoncoi faktin se si kjo zonë është ende sot pa asnjë çerdhe, kopsht dhe shkollë.
Balliu e quajti këtë takim një frymëzim dhe një provë se nga: “RAMA IK kemi kaluar në RAMA IKU”.
Dy  kandidatët Muçollari dhe Pano garantuan fitoren e 11 Majit në këtë sfidë të përbashkët për ta bërë Shqipërinë Madhështore.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi