
Xhelal Mziu prezanton kandidatët e koalicionit “Për Shqipërinë Madhështore” në Dibër: Janë me integritet, do jenë zëri i të djathtëve dhe të majtëve
Xhelal Mziu ka zhvilluar një takim me grupseksionin e Peshkopisë ku edhe ka prezantuar ekipin e kandidatëve për deputetë më 11 maj.
Drejtuesi i PD për qarkun e Dibrës, njëherësh edhe kandidat për deputet, Xhelal Mziu thotë se kandidatët e PD janë me integritet dhe ata do të jenë zëri i të gjithë dibranëve, të djathtë dhe të majtë.
Ai renditi disa nga problematikat me të cilat po përballen qytetarët, si mungesa e ujit, falimenti i bizneseve apo problemet me shëndetësinë.
Mziu ftoi të gjithë qytetarët që të votojnë numrin 1, PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore, sic tha ai “për një qeverisje të përgjegjshme dhe në shërbim të qytetarëve”.
Postimi i Xhelal Mziut
Takim me grupseksionin e Peshkopisë, ku prezantuam ekipin e kandidatëve për deputetë.
Jemi krenarë dhe ecim përpara me besim, duke iu drejtuar demokratëve, votuesve të lëkundur dhe atyre të majtëve të ndershëm.
Këta kandidatë me integritet do të jenë zëri i të gjithë dibranëve, pa përjashtim – të djathtë e të majtë – pasi Dibra sot është e papërfaqësuar në listën e “Rilindjes”.
Qytetarët e shohin dhe ecin çdo ditë mbi një bulevard korrupsioni, që po ndërtohet për herë të dytë brenda 6 viteve, sepse paratë publike u përdorën për të blerë vota.
Qytetarët vuajnë shpopullimin.
Qytetarët vuajnë mungesën e ujit, vetëm 1 orë në ditë, si në verë ashtu edhe në dimër dhe pse janë shenzuar dhjetra milionë euro..
Qytetarët e shohin me sytë e tyre falimentimin e biznesit.
Qytetarët e shohin me sytë e tyre degradimin e arsimit.
Qytetarët janë përballur me dyert e mbyllura të një sistemi shëndetësor që pretendohet “falas” nga Rilindja.
Qytetarët janë lënë në mëshirë të fatit, përballë mungesës së shërbimeve nga Bashkia, e mbushur me patronazhistë injorantë.
Ne do të fitojmë!✌️✌️
Votoni nr.1 PD-ASHM, për një qeverisje të përgjegjshme dhe në shërbim të qytetarëve! 🇦🇱
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi