
Vrasja e Gentian Bejtjës në Fushë Krujë, Prokuroria e Tiranës dërgon për gjykim Ilir Beqarajn! Zbardhet roli i tij në ekzekutimin e ish-policit
Prokuroria e Tiranës ka dërguar në gjyq Ilir Beqaraj, i cili akuzohet për vrasjen e ish-policit Gentian Bejtja, gjarje e ndodhur në fshatin Larushk të Fushë Krujës vitin e kaluar.
Prokuroria ka arritur të provuar se Beqaraj ka patur rolin e ndihmësit. Me veprimet e tij aktive ka mundur të largojë autorët e vrasjes nga vendi i ngjarjes, duke i çuar ata në fshatin Hasan ku edhe kanë mundur të djegin makinën me të cilën kryen vrasjen.
Kjo është dokumentuar edhe nga pamjet filmike të administruara nga prokuroria. Teksa u provua se Beqaraj në kohë të ndryshme me mjetin e tij ka qenë në afërsi të banesës së viktimës.
Nga hetimet rezultoi se në automjetin e përdorur nga autorët për t’u larguar menjëherë pas djegjes së automjetit me të cilin u krye vrasja, është përfituar profil gjenetik i shtetasve, Ilir Beqaraj dhe F.P. të cilët dyshohet se kanë pasur rol në vrasjen e Bejtjës.
Ndërkohë, hetimet vijojnë për persona të tjerë të përfshirë.
Njoftimi i Prokurorisë:
Vrasja në Larush të Fushë Krujës, Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq shtetasin I.B. për veprën penale ‘Vrasje me paramendim’ kryer në bashkëpunim
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasin I.B. për veprën penale ‘Vrasje me paramendim’ të kryer në bashkëpunim,‘Mbajtje pa leje dhe prodhim të armëve’ dhe ‘Falsifikim i letërnjoftimeve, pasaportave’ parashikuar nga nenet78/1 e 23, 278/4 e 289/1 të Kodit Penal.
Në kuadër të hetimeve për procedimin penal nr. 1944/2 të vitit 2024, për vrasjen e shtetasit G.B në fshatin Larush të Fushë Krujës, Prokuroria arriti të provojë se i pandehuri I.B. ka konsumuar veprën e mësipërme në rolin e ndihmësit.
Sipas prokurorisë ky shtetas me veprimet e tij aktive ka mundur të largojë autorët e vrasjes nga vendi i ngjarjes, duke i çuar ata në fshatin Hasan ku edhe kanë mundur të djegin makinën me të cilën kryen vrasjen, kjo e dokumentuar edhe nga pamjet filmike të administruara nga prokuroria. Teksa u provua se ky shtetas në kohë të ndryshme me mjetin e tij ka qenë në afërsi të banesës së viktimës.
Nga hetimet rezultoi se në automjetin e përdorur nga autorët për t’u larguar menjëherë pas djegjes së automjetit me të cilin u krye vrasja, është përfituar profil gjenetik i shtetasve, I.B. dhe F.P. të cilët dyshohet se kanë pasur rol në vrasjen e shtetasit G.B.
Hetimet vijojnë për persona të tjerë të përfshirë.
DINAMIKA E KRIMIT:
Autorët janë afruar tek banesa e shtetasit Gentjan Bejtja me automjetin tip “Land Rover Discover” me ngjyrë të zezë dhe pas kryerjes të vrasjes po me këtë automjet janë larguar në aksin rrugor Larushkë-Thumanë, pas kalimit të mbikalimit të Fushë Krujës, janë kthyer majtas dhe në fshatin Hasan kanë djegur makinën.
Më pas atentatorët janë larguar me një automjet tip “Golf” me ngjyrë të zezë, pa targë në pjesën e pasme, duke ndjekur intererarin nga vendi i djegies së automjetit në drejtim të rrugës kryesore Thumanë-Fushë Krujë.
Ata kanë devijuar djathtas në mbikalimin e Fushë Krujës dhe janë larguar në drejtim të fshatit Bubq, Krujë.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi