Vodhën çantën e klientit në një berberhane! Arestohen tre persona, mes tyre dy adoleshentë

Vodhën çantën e klientit në një berberhane! Arestohen tre persona, mes tyre dy adoleshentë

Tre persona kanë rënë në prangat e policisë, pasi akuzohen se kanë vjedhur çantën e një klienti në një berberhane në lagjen “Perash” në Shkodër.Uniformat blu bëjnë me dije se në pranga kanë rënë një 20 vjeçar dhe dy 17-vjeçarë.“Vodhën çantën me para dhe sende personale, të një klienti në një berberhane në lagjen “Perash”, arrestohen një 20-vjeçar dhe 2 shtetas të mitur.
Vijojnë hetimet për të dokumentuar vjedhje të tjera që mund të kenë kryer këta shtetas”, bën me dije policia.
Njoftimi policisëShkodër
Vodhën çantën me para dhe sende personale, të një klienti në një berberhane në lagjen “Perash”, arrestohen një 20-vjeçar dhe 2 shtetas të mitur.
Vijojnë hetimet për të dokumentuar vjedhje të tjera që mund të kenë kryer këta shtetas.
Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të kallëzimit të pronarit të një berberhane, se në subjektin e tij, 3 shtetas kishin vjedhur çantën me para dhe sende personale të një klienti, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, në kuadër të operacionit “Door”, identifikuan dhe vunë në pranga autorët e dyshuar të rastit.
Konkretisht, u arrestuan shtetasi K. P., 20 vjeç dhe dy 17-vjeçarë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente