
VIDEO/ Tenistit italian i merren mendtë gjatë ndeshjes, raketa e shpëton nga rënia në fushë
👁2191
Postuar: Mars 21, 2024 | 13:26 Tenisti Mateo Berretini ka pësuar një incident gjatë ndeshjes me Andy Murray në turneun e Majemit. Gjatë setit të dytë, italianit iu morën mendtë dhe vetëm raketa e shpëtoi nga përplasja e fortë në asfaltin e fushës. (VIDEO) Ai kërkoi ndihmën mjekësore dhe pas disa minutash u stabilizua për të vazhduar ndeshjen. Shkak i atij momenti dobësie për Berretinin besohet të jetë dielli i fortë në Majemi, edhe pse temperaturat nuk i kalonin 26 gradë celcius. PANORAMASPORT.AL NDIQE LIVE "PANORAMA TV" Burimi
Burimi:
Panorama.com.al