Veliaj vizitë zyrtare në Sarajevë si President i B40-ës, takim me kryebashkiaken Benjamina Karić
👁719
Pas kthimit nga Davos, ku mori pjesë në samitin prestigjioz “Klosters Forum”, për të ndarë historinë e transformimit të kryeqytetit shqiptar, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, është nisur sot për një vizitë zyrtare në Sarajevë të Bosnjë-Hercegovinës, në cilësinë e Presidentit të B40-ës, rrjetit më të madh të bashkive të Ballkanit.
Ai do të pritet nga kryetarja e Bashkisë së Sarajevës, Benjamina Karić, si dhe do të zhvillojë një takim edhe me kryetarin e Këshillit Bashkiak, Jasmin Ademović.
Gjatë vizitës, ai do të takohet edhe me Ministrin e Transporteve, Edin Forto.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi