U zhduk Ditën e Verës, gjendet i pajetë pas 5 ditësh 40-vjeçari në Tiranë

U zhduk Ditën e Verës, gjendet i pajetë pas 5 ditësh 40-vjeçari në Tiranë

Policia bën me dije se 40-vjecari që u denoncua i humbur nga familjarët e tij Ditën e Verës, është gjetur sot pa shenja jete.

Ai u gjet i pajetë në liqenin e Mushqetasë, afër banesës së tij.
Paraprakisht dyshohet se ky shtetas është vetëmbytur.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të rastit.
“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë më datë 14.03.2025, për largimin nga banesa të shtetasit I. V., 40 vjeç, bëjmë me dije se:  Mëngjesin e sotëm, ky shtetas është gjetur i pajetë në liqenin e Mushqetasë, afër banesës së tij. Paraprakisht dyshohet se ky shtetas është vetëmbytur. Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të rastit”, njoftoi policia.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente