U kritikua nga Rama për mbrojtjen ndaj Veliaj, Etjen Xhafaj: Nuk kam sulmuar SPAK! A i kushtoi kjo largimin nga lista e mbyllur? Ja si përgjigjet socialisti

U kritikua nga Rama për mbrojtjen ndaj Veliaj, Etjen Xhafaj: Nuk kam sulmuar SPAK! A i kushtoi kjo largimin nga lista e mbyllur? Ja si përgjigjet socialisti

Socialisti Etjen Xhafaj ka komentuar kritikat që ka marrë nga kryeministri Edi Rama për mbrojtjen e kryebashkiakut Erion Veliaj dhe për ato që u perceptuan si sulme ndaj SPAK.

Ai u shpreh se qëllimi i tij nuk ka qenë të sulmojë SPAK-un apo reformën në drejtësi, por intervista e tij kur foli për Veliajn është interpretuar ndryshe.
“Në çdo moment kritika të bën në një farë mënyrë që të rikthehesh dhe të reflektosh mbi atë që kë thënë. E mirëkuptova patjetër, sepse ka disa momente që mund të interpretohen ndryshe tek ajo intervistë, si një sulm ndaj SPAK, që nuk ka qenë në asnjë moment”, tha ai.
I pyetur nëse deklarata e tij ka pasur një kosto, duke u lënë në listën e hapur nga kryeministri Rama, Xhafa tha se jo.
“Në asnjë moment! Kishte qenë shumë i qartë kryeministri dhe ne takimin e Grupit Parlamentar dy ditë para intervistës sime dhe një një komunikim më parë. Nuk mendoj se më ka kushtuar, e prisja”, tha ai.
Etjen Xhafaj: Në çdo moment kritika të bën në një farë mënyrë që të rikthehesh dhe të reflektosh mbi atë që kë thënë. E mirëkuptova patjetër, sepse ka disa momente që mund të interpretohen ndryshe tek ajo intervistë, si një sulm ndaj SPAK, që nuk ka qenë në asnjë moment.
Fokusi i punë që bëj është të krahasoj standardin e BE ku kam bërë studimet e mia dhe me këto këtu në Shqipëri. Në asnjë moment nuk ka qenë synim për të protestuar ndaj SPAK. Ajo dhe prokurorët bëjnë punën tyre, kanë qasjen e tyre në zbatimin e ligjit, kanë struktura dhe hallka të tjera të sistemit gjyqësor.
Kryeministri është shprehur me idenë e formës që ka marrë kjo gjë, ku fokusi ynë duhet të ishte tek një proces që të jetë i paanshëm dhe të vendos një standard të barabartë për të gjithë. Si kjo çështje ka sigurisht edhe të tjera, të cilat si unë apo dhe të tjerë, mendoj se duhen shqyrtuar në këtë rast.
Megjithatë, kjo nuk do me thënë që ne kemi sulmuar, kritikuar apo vënë në dyshim reformën në drejtësi. PS mbetet e përkushtuar tërësisht ndaj reformës në drejtësi, ndaj punës së SPAK, GJKKO bëjnë, sepse janë për një hap drejt BE.
A ju kushtoj ajo që thatë për Veliajn dhe SPAK largimin nga lista e mbyllur? A kishte këtë kosto?
Xhafaj: Jo, në asnjë moment! Kishte qenë shumë i qartë kryeministri dhe ne takimin e Grupit Parlamentar dy ditë para intervistës sime dhe një një komunikim më parë. Nuk mendoj se më ka kushtuar e prisja. Gara në listë të hapur nuk më tremb.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente