
“Tuneli i Llogarasë, gjobë e tmerrshme për shqiptarët”- Berisha akuza Ballukut: Ia dha një kompanie në Ankara për të vjedhur 50 milionë euro
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka denoncuar zv.kryeministren, njëherësh edhe ministre e Infrastrukturës de Energjisë, Belinda Ballukun, duke thënë se ka përfituar 50 milionë euro për ndërtimin e Tunelit të Llogarasë.
Berisha tha se kryeministri Edi Rama dhe Belinda Balluku ia dhanë një kompanie turke për ta ndërtuar me 180 milionë euro, ndërkohë që sipas tij, ishte një kompani që kishte ofruar ndërtimin me 130 milionë euro.
“Tuneli u ndërtua për të vjedhur 50 milionë euro. Kompania që ofroi ndërtimin e tunelit, e ofroi ndërtimin me 130 milionë. Iu dha në Ankara një kompanie turke nga Rama dhe Belinda Balluku me 180 milionë, 50 milionë më tepër”, tha ish-kryeministri.
Berisha: Unazën e Tiranës e merr e ndan në 14 kontrata, 13 km. Pse? Për të vjedhë 14 herë. Lekët janë po vidhen. Shkoi në Turqi për tunelin e Llogarasë, një tunel që është gjobë e tmerrshme për shqiptarët. Aty në breg jetojnë 3-4 mijë banorë, dhe u lehtëson, por në botë nuk ndodh të ndërtosh 60 milionë euro vepër publike për banorë. Se aty i takon 65 mijë euro për banorë. Tuneli ndërtohet për qëllime turistike, por Qafa e Llogarasë është një nga pikat më mahnitëse turistike në Shqipëri i dhe me gjerë, pse ua lidh sytë? Tuneli shkurton 13 minuta. Tuneli u ndërtua për të vjedhur 50 milionë euro. Kompania që ofroi ndërtimin e tunelit, e ofroi ndërtimin me 130 milionë. Iu dha në Ankara një kompanie turke nga Rama dhe Belinda Balluku me 180 milionë, 50 milionë më tepër. Paratë janë edhe teprojnë.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi